• slidebg1

Si të mbledhni PIKA?

Për klientët e telefonisë mobile

Fillimi i pranimit të Pika-ve

Pasi që të regjistroheni, ju filloni të merrni pika me datën 1 të muajit të ardhshëm. Për shembull, nëse regjistroheni me daten 27 të një muaji të caktuar, pranimi i pikave fillon me datën 1 të muajit të ardhshëm.

 

1. Pikat e mirëseardhjes

Kur të aktivizoni programin Pika, ju fitoni Pika të mirëseardhjes.

Klikoni këtu ta shihni tabelën

 

2.Mbledhja e pikëve

1 euro = 1 pikë

Për çdo 1 Euro që e shpenzoni brenda muajit ne Ipko, ju ftoni 1 pikë.

 

Për klientët e shërbimeve fikse

1.Pikat e mirëseardhjes

Nëse jeni klient ekzistues i IPKO shërbimeve fikse, atëherë sapo të regjistroheni ju do të merrni pika për mirëseardhje në program, varësisht cfarë pako e keni aktive në momentin që e aktivizoni programin.

Kliko këtu për tabelën e pikave të mireseardhjes

 

2.Mbledhja e pikëve

Poashtu, sapo të bëni rimbushje të shërbimit (internet, TV, pako të kombinuara), ju menjëherë do të pranoni numrin e Pikave varësisht nga shërbimi që keni rimbush.

Kliko këtu për tabelën e pikave për fiks

Si të konvertoni PIKA?

Ju mund të konvertoni Pikët në disa mënyra në bazë të tri kategorive:

1. Pika partnerët
  • - Në web-faqe
  • Së pari regjistrohuni këtu apo kyçuni me Përdoruesin dhe Fjalëkalimin tuaj
    Pastaj shndërroni pikët duke klikuar konverto tek oferta që keni përzgjedhë, pastaj ne do t'ju dërgojmë një SMS dhe email me një kod, të cilin duhet ti ja tregoni pika partnerit për të marrë oferten.
  • - Me SMS
  • Dërgoni SMS në numrin 50777, falas, duke dërguar kodin e Ofertës, të cilën e gjeni pranë ofertës për cdo Pika partner. Pastaj ne do t'ju dërgojmë një SMS dhe email me një kod, të cilin duhet ti ja tregoni pika partnerit për të marrë oferten.

2. Shërbimet Ipko
  • - Në web-faqe
  • Së pari regjistrohuni këtu apo kyçuni me Përdoruesin dhe Fjalëkalimin tuaj
    Pastaj shndërroni pikët duke klikuar konverto tek oferta që keni përzgjedhë.
  • - Me SMS
  • Duke dërguar SMS në numrin 50777 si më poshtë

Kodet për Ipko shërbimet janë:

  • 90 hej – për të konvertuar 90 pika në Pakon hej!
  • XX MB – ku në vend XX i i shënoni numrin e pikave të cilat doni t’i konvertoni në MB
  • XX SMS – ku në vend XX i shënoni numrin e pikave të cilat doni t’i konvertoni në SMS
  • 90 Msuper – për të konvertuar 90 pika në Super Rrethi për 1 muaj
  • 90 Mfillo – për të konvertuar 90 pika në Fillo 10 për 1 muaj
  • XX MMS – ku në vend të xx i shënoni numrin e pikave të cilat doni t’i ktheni në MMS 
  • - Përmes kodit të shkurtër *777#
  • Thirr kodin *777*1#
  • Shtyp 2 për t’i konvertuar pikat ne SMS
  • Shtyp 3 për t’i konvertuar pikat në MB
  • Shtyp 4 për t’i konvertuar pikat në MMS
  • Shtyp 5 për t’i konvertuar pikat në Fillo 10
  • Shtyp 6 për t’i konvertuar pikat në Super Rreth

Pikat janë të vlefshme pa kufi, ndërsa SMS, MB dhe MMS të konvertuar kanë afat të 30 ditëve.

Minimumi per mb, sms dhe mms  eshte 10 pike per konvertim


3. Ipko dhuratat
  • Vizitoni shitoret e Ipko-së

Kushtet e përgjithshme

  • - IPKO rezervon të drejtën për ndryshimin e pikave në kategori;
  • - Në rast se Abonuesi e ndërron tarifën nga Privat në Biznes Postpaid, pikat dhe MB /SMS / MMS e konvertuara humben;
  • - Në rast se Abonuesi e ndërron tarifën nga privat prepaid ne privat postpaid (flex, postpaid), pikat nuk do humben, mirëpo MB/SMS e konvertuara humben;
  • - IPKO rezervon të drejtën në ndryshimin e validitetit të MB / SMS / MMS;
  • - Abonuesi duhet të përmbush kriterin për marrje të pikave
  • - Abonuesi duhet të shpenzojë për të marr pikë;
  • - IPKO ka të drejtën e ndryshimit të konvertimit të pikëve;

 

Mbrojtja e të dhënave dhe privatësia e përdoruesve të IPKO’s dhe bashkëpunimi me organe të rendit 

  • - IPKO në përputhje të plotë me Ligjin për Mbrojtjen e të dhënave personale 03/L-172 përpunon te dhënat personale të përdoruesve të shërbimeve të saj të komunikimeve elektronike, që përfshijnë emër, mbiemër, numër personal, adresë, numër telefoni fiks, numër mobil, adresë email.
  • - Të gjitha të dhënat personale që IPKO mbledh nga përdoruesit e shërbimeve të saj, përdoren dhe përpunohen në mënyrë të drejtë dhe gjithmonë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.
  • - Të dhënat personale përpunohen apo ruhen vetëm për atë periudhë kohe që është në përputhje me qëllimet specifike për të cilat këto të dhëna janë mbledhur nga IPKO për shkak të respektimit të obligimeve qe dalin nga Ligji për Komunikime dhe legjislatura tjetër në fuqi.
  • - IPKO do të sigurojë një nivel të përshtatshëm të mbrojtjes së të dhënave, si dhe do të marrë masat e duhura organizative, teknike për të mbrojtur të dhënat personale si dhe për të parandaluar çdo shkatërrim të paautorizuar, të qëllimshëm ose të paqëllimshëm, çasje të paautorizuar, zbulim të paautorizuar të të dhënave, përdorimin e paautorizuar si dhe humbjen e qëllimshme apo të paqëllimshme të të dhënave personale.
  • - Për t’ju mundësuar shërbime sa më të mira, IPKO, me pëlqimin tuaj, do të përdor të dhënat personale për qëllime të marketingut direkt. Ju mund të zgjidhni që të mos kontaktoheni për të gjithë fushën e marketingut direkt.
  • - IPKO nuk i transferon/proceson të dhënat tuaja personale palëve të treta, me përjashtim të rasteve kur është dhënë pëlqimi juaj shprehimisht për një gjë të tillë, apo në rastet kur një gjë e tillë është e domosdoshme për ofrimin e shërbimit që ju keni blerë në IPKO. Nëse ju i keni dhënë pëlqimin tuaj një pale të tretë (pëlqim ky i cili duhet të jetë me shkrim), me qëllim marrjen e të dhënave tuaja personale nga IPKO, atëherë IPKO nuk mban përgjegjësi për kalimin e këtyre të dhënave.
  • - IPKO është i detyruar që në bazë të kërkesave ligjore të organeve të rendit apo organeve të specializuara, në përputhje me ligjin e aplikueshëm në Kosovë, t’i përcjellë të dhënat tuaja personale organeve të specializuara të shtetit, në rastet e specifikuara nga po këto organe, siç është shembull, por duke mos u limituar, në rast të një hetimi penal.

Validiteti i Pikëve

Pikët që janë fituar deri më 31.12.2017, skadojnë më 30.06.2018. Nëse këto pikë nuk përdoren deri me këtë datë ato ju skadojnë dhe humben.

Pastaj, pikët që i mbledhni nga data 01.01.2018, vlejnë deri në datën 30.06.2019. Pra pikët që i fitoni prej 1 Janarit të një viti, mund t’i shfytëzoni deri më datën 30 Qershor të vitit tjetër dhe kështu me rradhë.

Ju do të jeni të njoftuar përmes sms-it dhe e-mailit kur të afrohet koha e skadimit të pikëve tuaja.

Poashtu, në qoftë se për 2 muaj me radhë ju nuk fitoni pika, pikët do t’ju bllokohen. Ju duhet të shpenzoni së paku 1EUR në muaj për të fituar pika. Pikët nuk ju humbin në këtë rast.