Zgjedhni çfarë shërbimi të IPKO-së përdorni

Regjistrohuni

  • Une pajtohem me kushtet e përgjithshme
    Kliko këtu për të lexuar kushtet e përgjithshme
 
 

Kushtet e përgjithshme

  • - IPKO rezervon të drejtën për ndryshimin e pikave në kategori;
  • - Në rast se Abonuesi e ndërron tarifën nga Privat në Biznes Postpaid, pikat dhe MB /SMS / MMS e konvertuara humben;
  • - Në rast se Abonuesi e ndërron tarifën nga privat prepaid ne privat postpaid (flex, postpaid), pikat nuk do humben, mirëpo MB/SMS e konvertuara humben;
  • - IPKO rezervon të drejtën në ndryshimin e validitetit të MB / SMS / MMS;
  • - Abonuesi duhet të përmbush kriterin për marrje të pikave
  • - Abonuesi duhet të shpenzojë për të marr pikë;
  • - IPKO ka të drejtën e ndryshimit të konvertimit të pikëve;

 

Mbrojtja e të dhënave dhe privatësia e përdoruesve të IPKO’s dhe bashkëpunimi me organe të rendit 

  • - IPKO në përputhje të plotë me Ligjin për Mbrojtjen e të dhënave personale 03/L-172 përpunon te dhënat personale të përdoruesve të shërbimeve të saj të komunikimeve elektronike, që përfshijnë emër, mbiemër, numër personal, adresë, numër telefoni fiks, numër mobil, adresë email.
  • - Të gjitha të dhënat personale që IPKO mbledh nga përdoruesit e shërbimeve të saj, përdoren dhe përpunohen në mënyrë të drejtë dhe gjithmonë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.
  • - Të dhënat personale përpunohen apo ruhen vetëm për atë periudhë kohe që është në përputhje me qëllimet specifike për të cilat këto të dhëna janë mbledhur nga IPKO për shkak të respektimit të obligimeve qe dalin nga Ligji për Komunikime dhe legjislatura tjetër në fuqi.
  • - IPKO do të sigurojë një nivel të përshtatshëm të mbrojtjes së të dhënave, si dhe do të marrë masat e duhura organizative, teknike për të mbrojtur të dhënat personale si dhe për të parandaluar çdo shkatërrim të paautorizuar, të qëllimshëm ose të paqëllimshëm, çasje të paautorizuar, zbulim të paautorizuar të të dhënave, përdorimin e paautorizuar si dhe humbjen e qëllimshme apo të paqëllimshme të të dhënave personale.
  • - Për t’ju mundësuar shërbime sa më të mira, IPKO, me pëlqimin tuaj, do të përdor të dhënat personale për qëllime të marketingut direkt. Ju mund të zgjidhni që të mos kontaktoheni për të gjithë fushën e marketingut direkt.
  • - IPKO nuk i transferon/proceson të dhënat tuaja personale palëve të treta, me përjashtim të rasteve kur është dhënë pëlqimi juaj shprehimisht për një gjë të tillë, apo në rastet kur një gjë e tillë është e domosdoshme për ofrimin e shërbimit që ju keni blerë në IPKO. Nëse ju i keni dhënë pëlqimin tuaj një pale të tretë (pëlqim ky i cili duhet të jetë me shkrim), me qëllim marrjen e të dhënave tuaja personale nga IPKO, atëherë IPKO nuk mban përgjegjësi për kalimin e këtyre të dhënave.
  • - IPKO është i detyruar që në bazë të kërkesave ligjore të organeve të rendit apo organeve të specializuara, në përputhje me ligjin e aplikueshëm në Kosovë, t’i përcjellë të dhënat tuaja personale organeve të specializuara të shtetit, në rastet e specifikuara nga po këto organe, siç është shembull, por duke mos u limituar, në rast të një hetimi penal.